Ndotja e ajrit është një problem serioz në disa vende të Europës dhe veçanërisht në vendet e Ballkanit. Për fat të keq edhe Shqipëria përgjatë viteve të fundit ka probleme sa i përket ndotjes. Ambientalisti Sazan Guri në një intervistë për ABC Neës shprehet se disa qytete në vendin tonë kanë probleme me ndotjen, duke veçuar kryeqytetin.
“Shqipëria në përgjithësi dhe Tirana në veçanti, së bashku me Elbasnain, Korçën, Durrësin dhe Fierin bëjnë qytetet më të ndotura në Europë dhe është e dhimbshme që të gjitha këto gazrat, pluhurat janë të tilla ndotje që vijnë natën, bashkohen dhe bëjnë që kjo ngarkesë e natës nuk shkon dot më tepër por rri mbi kokat e njerëzve sepse rrezuat ultra violetë dhe lagështira e dimrit bëjnë që të flenë në lartësitë e njeriut”, thotë Guri.
Një problem tjetër sipas Gurit është edhe mosfunksionimi i stacioneve të monitorimit të ajrit në Tiranë, ku përgjegjëse sipas tij është bashkia e kryeqytetit
Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria renditen vitet e fundit ndër vendet më të ndotura në Ballkan siç shihet në këtë publikim./abcnews.al