Laçit i kthehet sulmuesi anësor, Cungu tani ka më shumë alternativa

schedule12:21 - 23 Janar, 2020

schedule 12:21 - 23 Janar, 2020

Laçi triumfoi në ndeshjen e së martës me Teutën dhe tashmë kurbinasit po mendojnë për takimin e radhës me Vllazninë, në Shkodër. Trajneri Armando Cungu për këtë takim do të ketë të gatshëm edhe një prej lojtarëve kryesorë të ekipit.

Sulmuesi Redon Xhixha e shleu pezullimin prej kartonëve të verdhë në takimin me durrsakët dhe me Vllazninë tekniku shkodran mund ta llogarisë edhe të riun kurbinas. Ai i kishte luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit vjet.

Xhixha numëron edhe 4 gola në Superiore, ndërkohë që Vllaznia është një kundërshtar special për të. Për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar ai u ka shënuar pikërisht shkodranëve, në shtator të vitit 2017.

Në atë takim Cungu ishte në drejtimin e Vllaznisë dhe sulmuesi realizoi dy herë në portën e kuqebluve dhe i dha tre pikët Laçit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!