Selena Gomez duket se e njeh mirë potencialin e saj dhe se sa ajo mund të arrijë. Në një intervistë për promovimin e albumit të saj të ri “Rare”, ja si shprehet Gomez për këngët e Adele.
Edhe pse është një këngëtare e mire, Selena Gomez duket se e njeh mirë potencialin e saj dhe se sa ajo mund të arrijë. Dhe mesa duket vlerësimin mirë të potencialit të një artisti ajo di ta përshkruaj si duhet, gjë e cila vërtetohet qartë edhe me ato që ajo tha në një intervistë për Capital Fm, gjatë promovimit të albumit të saj të ri “Rare”.
Pavarësisht suksesit të madh që ka në karrierën e saj artistike, përfshirë këtu edhe albumin e saj të tretë “Rare”, Gomez duket se dëshiron diçka më shumë në karrierën e saj. Por çfarë është kjo? Në intervistën e saj për Capital Fm, këngëtarja zbuloi dy këngë që ajo me shumë dëshirë do të kishte shkruar, por edhe cila është artistja, këngët e së cilës nuk do t’i këndonte kurrë.
Dy këngët të cilat ajo do donte të kishte shkruar janë pjesë e albumit të Adele “25”, këngë të cilat këngëtarja i shkroi kur ishte 25 vjeç, respektivisht “Send my love to a new lover” dhe “Hello”.
Ndërkaq, përsa i përket artistit këngët e të cilit nuk do donte të këndonte kurrë, është prap Adele. Kjo sepse sipas Gomez, Adele ka një vokal mjaft të mirë dhe se është një këngëtare më me potencial se ajo.
Po ashtu, Gomez shprehu dëshirën e saj të madhe që Adele të mund të bënte cover-in e një ndër këngëve të saj, “Lose you to love me”./abcnews.al