202 pasagjerë të një avioni që vinte nga Wuhan e Kinës, qendra e virusit misterioz për në Romë po i nënshtrohen kontrolleve të shumta të mjekëve në aeroportin e Fiumicinos.
Autoritetet italiane janë vënë në alarm për të mbajtur nën kontroll pasagjerët pasi i frikësohen një përhapjeje në Itali të këtij virusi, i cili deri më tani ka shkaktuar 17 të vdekur në Kinë, raporton abcnews.al.
Disa prej pasagjerëve kanë si vend origjinë Wuhanin kurse pjesa tjetër kanë kaluar tranzit nga aty. Autoritet po u kërkojnë atyre edhe destinacionin final për të kuptuar më pas se si ka lëvizur virusi nëse shfaqet diku.
Koronavirusi shkakton komplikacione të rënda të mushkërive duke sjellë vdekje të shpejtë për ata që prek. Deri më tani në Kinë kanë vdekur një numër i madh personash, kurse mijëra të tjerë mbahen nën kontroll. /abcnews.al