Tirana ka arritur të fitojë takimin kundër Bylisit, me rezultatin 2-1. Ishte Elton Cale ai që kaloi Tiranën në avantazh në minutën e 19-të të sfidës, duke shënuar supergol.
Të besuarit e Egbo e mbyllën pjesën e parë në epërsi 1-0. Në të dytën, sfida u bë më e luftuar dhe Dovedan i shtyu edhe më përpara të tijtë. Në minutën e 63-të, Peposhi bën gjithccka mirë nga krahu i majtë dhe fiton penallti, pasi krosimi i tij preket me dorë nga Doka.
Për të ekzekutuar penalltinë, mendon portieri Isli Hidi, i cili shënon dhe nuk feston. Me këtë gol të portierit të Bylisit, dukej se do të mbyllej dhe takimi, por në sekondat e fundit, Ngoo shënoi një gol që shkaktoi jo pak polemika.
Sulmuesi britanik gjuan fillimisht me kokë dhe topi përplaset në traversë. Topi i kthyer përplaset në trupin e Ngoosë dhe Goxhajt, ndërsa më pas kalon vijën fatale. Një gol shumë i çuditshëm dhe i kontestuar, por që i dha tri pikët e plota Tiranës./abcnews.al
Kategoria Superiore, java 18
TIRANA – BYLIS 2-1
Cale 19′, Ngoo 90+6’/ Hidi (p) 64′
Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torassa, Cobbinah, Cale (Muçi 78′), Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo
Bylisi: Hidi, Janku, Goxha, Hadroj (Bicaj 35′), Murataj, Mëllugja, Bajramaj (Ujka 80′), Hadroj (Bicaj 35′), Ndreca (Peci 50′), Peposhi, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan
Gjyqtar: Enea Jorgji
Kartonë të verdhë: Cobbinah 33′, Çelhaka 72′ / Mëllugja 29′ 72′, Goxhaj 90+3′
Karton i kuq: Mëllugja 72′