Senati Amerikan miraton planin e procedimit të presidentit Trump

schedule09:45 - 22 Janar, 2020

schedule 09:45 - 22 Janar, 2020

Pas gati 13 orë diskutimesh Senati Amerikan i ka dhënë dritën jeshile procedimit penal të presidentit Donald Trump.

Pas miratimit të rezoplutes së kryetarit të republikanëve, Mitch Mçonnell, kaloi me 53 vota pro dhe 47 kundër, tashmë secila palë do të ketë tri ditë kohë për të dhënë argumentet pro dhe kundër shkarkimit të kryetarit të shtetit.

Kundërshtarët e presidentit do të kenë 24 orë kohë gjatë tre ditëve të ardhshme për të dhënë argumentet pse kreu i shtetit duhet shkarkuar nga detyra për dy akuzat e abuzimit me pushtetin dhe për pengimin e procesit në Kongres.

Ndërkohë Senati nuk i mori parasysh 11 amendamentet e demokratëve për të mbledhur prova të reja.

“Ky është një moment i rrezikshëm sepse ne realisht po përpiqemi të kemi një proces të vërtetë penal. Është presidenti ai që po e shpejton, dhe që nuk po lejon hetimin e akuzave të rënda ndaj tij,” deklaroi demokrati Adam Shif, i cili kryeson trupën opozitare në procesin kundër presidentit.

Avokati i kreut të shtetit, Pet Çipoloni, i quajti akuzat e demokratëve qesharake dhe të rrezikshme.

Ndërkohë presidenti Trump nuk ka qenë pjesë e seancës pasi ndodhej në  samitin e Davosit në Zvicër./abcnews.al