Policia i ka hequr patentën dhe ka nisur procedim penal ndaj 29 vjeçarit i cili u kap mbrëmjen e së martës për manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.
Si pasojë e një video që qarkulloi nëpër rrjetet sociale ku 29 vjeçarit B.B. shihej teksa xhironte gomat para komisariatit të policisë, unifromat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e tij në zonën e unazës së re.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”./abcnews.al