Pamela Anderson është martuar pa shumë zhurmë, për herë të pestë.
52-vjeçarja i tha “Po” martesës me 74-vjeçarin, producentin Jon Peters – i njohur më së shumti për filmat: “Flashdance”, “Witches Of Eastwick” dhe “Batman” – gjatë një ceremonie private në Malibu të hënën, sipas Hollywood Reporter.
Të dy kanë një histori: Ata u njoftuan dhe patën një lidhje të shkurtër, më shumë se 30 vite më parë.
Burimet shtuan që dyshja janë bashkuar me njëri-tjetrin kohëve të fundit.
“Ka vajza të bukura kudo. Mund të kem zgjedhjen time, por – për 35 vite– kam kërkuar vetëm Pamelën”.
“Ajo më bën të egër – në një mënyrë të mirë”, ka deklaruar 74-vjeçari./abcnews.al