Mesfushori i Laçit, Juljan Shehu, ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës për kurbinasit. Pas fitores 0-1 kundër Teutës, 21 vjeçari foli për Supersport, aty ku pranoi se ekipi i tij e meritoi plotësisht fitoren.
NDESHJA – “Të them të drejtën, ishte një fitore e merituar nga ana jonë. Luftuam shumë dhe e merituam rezultatin, pasi dominuan në të dyja pjesët ndaj Teutës. Ishte një tre pikësh i rëndësishëm, pasi fituam në një fushë shumë të vështirë si ajo e Teutës”.
LIDER – “Nuk dua të jem lider, apo të marr këtë status. Ne bëjmë punën tonë dhe duam të ecim përpara, si unë, ashtu dhe ekipi”.
OBJEKTIVI – “Siç e dini dhe ju, tabela është mjaft e ngjeshur. Me tre pikë shkon në Europë, nëse humbet, shkon në zonën e ftohtë. E mira është të bëjmë maksimumin në çdo ndeshje dhe të marrin tre pikët. Shpresoj të marrim maksimumin në çdo ndeshje dhe ky është objektivi ynë”./abcnews.al