Vendet ve BE-së mbështesin misionin në Ngushticën e Hormuzit

schedule19:23 - 21 Janar, 2020

schedule 19:23 - 21 Janar, 2020

Ndërkohë Britani ka marrë masa për mbrojtjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.

Ministria e Jashtme e Francës përmes një njoftimi të shpërndarë bën me dije se Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda dhe Portugalia kanë dhënë mbështetjen e tyre për një mision të mbikëqyrjes detare në Ngushticën e Hormuzit.

Masa vjen pas “rritjes së pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë” në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit, thuhet në deklaratë, në të cilën citohen “incidente të shumta detare dhe jo-detare”.

“Kjo situatë ka ndikuar në lirinë e lundrimit dhe sigurinë e anijeve dhe ekuipazheve evropiane dhe jo-evropiane në zonë për muaj të tërë. Ajo gjithashtu ka rrezikuar tregtinë dhe furnizimin me energji me pasoja të mundshme ekonomike në të gjithë botën”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër Arabia Saudite u bashkohet patrullimeve në ujërat e Gjirit Persik, ndërsa pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor filluan operacionin e vet së bashku me aleatët për të mbrojtur transportin detar në rajon.

Deri më tani Ngushtica e Hormuzit ka qenë në qendër të tensioneve mes Iranit dhe SHBA-së si dhe aleatëve të saj në rajon./abcnews.al