Albi Alla nuk i ndahet Kinës. Mbrojtësi, i cili u përfol si një opsion për Tiranën, nuk ka ndërmend të kthehet në Shqipëri për momentin dhe do të luajë sërish në Azi. Shtatlarti ka pranuar ofertën e Shaanxi Athletic për të rinovuar marrëveshjes.
“Pas një sezoni të suksesshëm në Kinë, Albi Alla zgjat kontratën me Shaanxi Athletic FC në China League One deri në vitin 2023”, shkruan menaxheri i mbrojtësit, Franci Bode. Ai ka postuar edhe fotot e Allës më momentin e firmës.
Mbrojtësi në Superiore është aktivizuar fillimisht me Bylisin, për të kaluar më pas te skuadra e Kukësit. Me fanellën e verilindorëve ai fitoi titullin kampion, ndërkohë që pati mundësinë të ftohej edhe nga kombëtarja shqiptare. Pas eksperiencës me Kukësin, Alla luajti 6 muaj në Vlorë dhe më pas u transferua në Kinë, ku do të luajë sërish. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B7lST_6gpdq/?utm_source=ig_web_copy_link