Një qytetar rus, Vladimir Gorbanev, banor i Shanti Mansijsk në perëndim të Siberisë, ka postuar një lajmërim në një website shumë të njohur ekonomik Avito, analogu rus i eBay.
Siberiani propozon shitjen e dëborës për banorët e Moskës dhe të Shën Petërburgut të cilët për shkak të një dimri anormal, kanë përjetuar shumë pak ndjesinë e reshjeve të dëborës këtë vit. Gorbanev e reklamon dëborën si të freskët, të bardhë dhe pa ngjyrues. Në lajmërim janë fotografitë e dëborës dhe çmimi: 150 euro për një ngarkesë, ndërsa dorëzimi bëhet në magazinën e shitësit në Siberi.
I kontaktuar nga mediat në vend, ai shpjegoi se e kanë kontaktuar klientë të mundshëm duke i kërkuar një çmim më të ulët si dhe mundësinë e dorëzimit të dëborës në shtëpi./abcnews.al