Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e grupit ‘Shullazi’ për tu hetuar në liri. Emiljano Shullazi dhe grupi i tij kërkuan një ditë më parë rivlerësimin e masës së sigurisë për shkak se ka ndryshuar statusi i Gjykatës, nga Krimet e Rënda në Gjykatë të Posacme.
Në seancën e sotme gjyqësore, Këshilli i Lartë Gjyqësor, depozitoi një shkresë ku legjitimon gjyqtarët Artur Kalaja, Etleva Temo dhe Albana Boksi për shqyrtuar kërkesat e veçanta të të drejtave të njeriut, bërë nga Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurit e tjerë.
Një ditë më parë, përmes avokatëve mbrojtës Emiljano Shullazi paraqiti kërkesën për rivlerësim të masës së sigurisë, me argumentin se Gjykata e Posaçme duhet t’i konfirmonte masat në momentin që ndryshoi statusin brenda një afati 10 ditor. Vendimi i sotëm i gjykatës ishte qendrimi në “arrest me burg” për Shullazin dhe 4 të tjerët.
Gjithsesi procesi mbetet i bllokuar pasi vetëm Albana Boksi është gjyqtare e Posaçme, ndërsa dy të tjeret vijnë nga Apelet e rretheve. Ndërkohe ligji parashikon që proceset në Gjykatën e Posacme të Apelit zhvillohen nga gjyqtaret që jane pjesë kësaj strukture.
/abcnews.al