Llapi ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në Shqipëri. Klubi nga Podujeva këtë herë ka pasur përballë ekipin e Tërbunit, që garon në Kategorinë e Parë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka fituar me rezultatin 4-2. Njërin prej golave e ka shënuar mesfushori Ersil Ymeri, i cili para pak ditësh u zyrtarizua te Llapi.
Shkodrani realizoi në pjesën e dytë, me një goditje me kokë. Më parë kishin shënuar Valmir Veliu, dy gola madje, dhe Mentor Zhdrella. /abcnews.al
Miqësore, Tërbuni – Llapi 2-4
Shënues: Metani (pen.), Selenica / Veliu 7′, 19′, Zhdrella 31′, Ymeri 72′