Stadiumet moderne janë të monitoruar nga kamerat. Nëse shkoni të shikoni një ndeshje, kurrë mos gënjeni për vendndodhjen, pasi mund ta shikoni veten në ekranet e televizioneve. Gjithashtu mos gaboni të tradhtoni aty, pasi mund t’iu ndodhë njëlloj si një tifozi në Ekuador, i cili është kapur nga kamerat teksa puthej me një vajzë.
Tradhtia i ka dalë në shesh, teksa shihte sfidën Barcelona SC-Delfin. Deyvi Andrade nuk e mohon tradhtinë, por ka një kërkesë: “Nëse do të ishte një grua në vendin tim, çfarë do të bënit? Shumë video janë përhapur ku vajzat shihen duke u treguar të pabesa, por askush s’është tallur me to ashtu siç po tallen me mua”.
“Unë do ta mbroj nderin dhe krenarinë time burrërore deri në fund. Ne të gjithë dështojmë dhe të gjithë pendohemi. Faleminderit juve që më keni ftuar në Kishë. Nëse shkoj, do ta bëj këtë për ta shëruar familjen time. Askush nuk do ta dëmtojë imazhin tim”.
“Zoti është i madh dhe i fuqishëm dhe këto gratë që po më kritikojnë mua… edhe unë e di se kam tradhtuar, por ato vazhdojnë të komentojnë”, shkruan Andrade, i cili i kërkon falje bashkëshortes së tij dhe dëshiron të kthehet me të.
“Unë dua të kthehem e t’i jetoj ato momente përkrah teje. Më vjen shumë keq dhe kjo është arsyeja pse kam dalur publikisht t’i komentoj këto gjepura, në mënyrë që të të kërkoj falje. Jam shumë i hutuar, por dua të kthehem te ti”, shkruan tradhtari Andrade./ abcnews.al
https://twitter.com/NRiveramelo/status/1218745667478151170