Një incident që ka ndodhur në tregun e Beogradit ka bërë xhiron e rrjetit. Një shitëse ka goditur një police dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mediat në rajon kanë botuar edhe videon e këtij momenti, që tregon se policja nuk ka arritur të ngrihet për një kohë të gjatë pas goditjes që mori.
Reporteri.net raportoi se incidenti ndodhi pasi policja e komunës i kërkoi shitëses të largohej nga tregu.
Shitësja përgjigjet se ka fëmijë për të mbajtur dhe nuk mund të largohet.
Situata tensionohet dhe shitësja godet policen.
Shitësja është arrestuar më pas, por videoja ka bërë ndërkohë xhiron e rrjetit./abcnews.al