Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen për të patur një linjë avioni Kosovë-Serbi, pas dy dekadash.
Rama vlerëson edhe qendrimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, që siç dihet kreu i qeverisë e ka paditur. Sipas Ramës paqja është e vështirë dhe nuk fitohet me mjetet e luftës.
“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor” Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap. Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama në një postim në twitter./abcnews.al