Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministria e Brendshme i dha tender Agim Kajmakut, reagon PD: Dëshmi e korrupsionit të Rilindjes

schedule16:41 - 20 Janar, 2020

schedule 16:41 - 20 Janar, 2020

Gjatë ditës së sotme abcnews.al raportoi ekskluzivisht gjatë mesditës se Ministria e Brendshme i ka dhënë një tender me vlerë 5 milion lekë, kompanisë së bashkëshortes së Agim Kajmakut, ndërkohë që ky i fundit ndiqet nga policia.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi shkruan se fakti që Agim Kajmakut, i janë dhënë miliona lekë, dëshmon se Edi Rama, di vetëm të plaçkitë paratë e shqiptarëve me kriminelë dhe oligarkë të korruptuar.

Sipas Bardhit, ky tender duhet anuluar, dhe se paratë e shqiptarëve, nuk mund ti marrë një i arratisur, që e ka vendin në burg.

Lexo edhe: http://abcnews.al/policia-e-ndjek-ministria-e-mban-me-para-prapaskenat-e-aksioneve-dhe-tenderit-te-fituar-nga-agim-kajmaku/

Reagimi i PD: 

“Agim Kajmaku është rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Faktet janë të pakundërshtueshme:

  1. PD publikoi në Gusht 2019 dokumenta se Agim Kajmaku i Vorës rezulton i dënuar në Greqi, por Edi Rama e mbrojti.
    2. Denoncimi i Partisë Demokratike u faktua i vërtetë, por Edi Rama nuk e shkarkoi.
    3. Drejtësia kërkoi arrestimin, por Agim Kajmaku u lajmërua më parë dhe u lejua të arratiset.
    4. Agim Kajmaku u arratis në nëntor2019, por Edi Rama i dha në janar 2020 tender 57 milionë lekë.

Duke i dhënë miliona lekë një personi në arrati, që ai e emëroi kryebashkiak të Vorës dhe nuk guxoi ta shkarkonte, Edi Rama dëshmon, në mënyrë të përsëritur, se e vetmja gjë që di të bëjë është të palçkisë paratë e shqiptarëve me ca kriminelë, oligarkë dhe të korruptuar.

Ky tender kriminal duhet anulluar! Paratë e shqiptarëve nuk mund t’i marrë një i arratisur që e ka vendin në burg!”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!