Refuzoi Shqipërinë dikur, talenti që nuk shkëlqeu kurrë drejt Serie B

schedule11:16 - 20 Janar, 2020

schedule 11:16 - 20 Janar, 2020

Elvis Kabashi është një emër i njohur dhe aspak i dashur për tifozët shqiptarë. Mesfushori u ble nga Juventusi për shumën e 150 mijë eurove në vitin 2012, por nuk luajti asnjë minutë me ekipin e parë dhe karriera e tij mori tatëpjetën. 25-vjeçari refuzoi kombëtaren shqiptare dikur, pasi shpresonte të luante me Italinë.

Talenti që nuk shpërtheu kurrë tentoi aventurën rumune me Dinamon e Bukureshtit vitin e kaluar, por zhvilloi vetëm tre ndeshje. Këtë sezon e ka nisur me Renate, ekip që garon në divizionin e tretë të futbollit italian. 20 ndeshje ka luajtur Kabashi me ekipin aktual dhe ka shënuar dy gola.

Paraqitjet pozitive kanë tërhequr vëmendjen e dy klubeve të Serie B. Spezia dhe Cittadella janë gati t’i ofrojnë një kontratë dhe po garojnë për shërbimet e durrsakut, i cili mund të vijojë karrierën një kategori më lart. Një hap pozitiv për të nëse arrihet akordi përfundimtar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!