Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, gjatë inspektimeve në Kavajë, gjeti një dyqan të tregtimit të mishit, pa NIPT dhe pa vulë.
Në momentin e inspektimit, pronari i dyqani, ka marrë mishin dhe e ka futur në bagazhin e makinës, duke u larguar nga aty. Inspektoret e AKU kanë njoftuar policinë, Krimin Ekonomik, të cilët kanë bërë bllokimin e makinës bashkë me mishin, në sasinë prej 20 kg.
Ndërsa makina tip “Benz” është bllokuar nga policia dhe do të kryhen procedurat për konfiskimin e saj nga AKU. Po ashtu, është bërë bllokimi i dyqanit dhe është gjobitur me 400.000 lekë./abcnews.al