Liverpool nuk është ndalur as nga Manchester United dhe në “Anfield Road”, djemtë e Jurgen Klopp kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Ishte Van Dijk ai që shënoi golin e parë me kokë, në minutën e 13-të.
Më pas, Liverpoolit iu anuluan dy gola nga VAR, një Firminos dhe një mesfushorit Wijnaldum. Manchester United shtyu më shumë në pjesën e dytë për të gjetur një gol barazimi, por në sekondat e fundit, u ndëshkuan.
Mohamed Salah merr një asist nga Alisson, po, nga portieri. Braziliani shkelmon një top të gjatë përpara dhe Salah del i vetëm përballë De Geas. Ylli egjiptian nuk e ka të vështirë të shënojë dhe i jep fitoren 2-0 të kuqve të Jurgen Klopp./abcnews.al