Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar për mediat në Kosovë se nuk do të ketë takime të tjera me Albin Kurtin nëse nuk ka dakordësi për arritjen e një marrëveshjeje.
Mustafa theksoi se LDK ka pasur opsion marrëveshjen me “Vetëvendosjen” dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë Kurti duhet te gjejë një zgjidhje tjetër për formimin e qeverisë.
Kreu i LDK-së thotë se koalicioni mund të arrihet me vullnetin e “Vetëvendosjes”, e cila sipas tij duhet ta vlerësojë mirë ofertën e fundit.
Mustafa tha gjithashtu se faktorët ndërkombëtarë janë të interesuar që qeveria në Kosovë të krijohet sa më shpejt./abcnews.al