Kthesë e papritur, Rudi Vata nis aventurën e re në Belgjikë

schedule19:51 - 18 Janar, 2020

schedule 19:51 - 18 Janar, 2020

Karriera e Rudi Vatës ka marrë një kthesë të papritur. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit u largua nga Glasgou drejt Belgjikës, aty ku do të merrte rolin e këshilltarit në klubin e Mouscron. Megjithatë, drejtuesit e klubit belg kanë vendosur t’i besojnë stolin shqiptarit. Vata ka folur për mediet belge, duke thënë fjalët e para si trajner i Mouscron.

“Nuk erdha këtu për të drejtuar. Nuk kam fjetur gjumë aspak këtë javë, thjesht kam menduar çfarë të bëj me futbollistët. Nuk ishte e lehtë. Të gjithë këtu janë profesionistë, e kanë ata në dorë që të bëjnë punën në fushën e lojës. Në Gent, do të jemi seriozë dhe të organizuar.

Kemi punuar mirë gjatë kësaj jave. Duhet të bëhemi të fortë në këto kohë. Grupi i futbollistëve më ka befasuar për mirë. Jam mësuar që të përballem me situata të vështira. Për mua, problemet më marrin vetëm 5% të kohës, 95% ia dedikoj gjetjes së zgjidhjeve”, u shpreh Vata./abcnews.al