Leipzig e mbylli në disavantazh pjesën e parë ndaj Union Berlin, por ekipi vendas nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe i ka nisur 45 minutat me një marsh më shumë. Kryesuesit e Bundesligës kanë përmbysur gjithçka brenda 6 minutave.
Timo Werner realizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 55-të me anë të një goditje fluturimthi. Goli i 19-të në kampionat për 23-vjeçarin, i cili arrin Lewandovskin e Bayernit në krye të renditjes së golashënuesve.
Gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i avantazhit. Austriaku Sabitzer ishte autori i golit dhe qetësoi tifozët e pranishëm në stadium. Gol i bukur dhe shumë i rëndësishëm ai i kapitenit. /abcnews.al