Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy nuk e ka pranuar dorëheqjen e kryeministri Oleksiy Honcharuk.
Mediat vendase bëjnë me dije se kreu i shtetit në Ukrainë ka vendosur që ti japë dhe një mundësi tjetër kryeministrit, ku ndër të tjera ka theksuar se nuk është koha që vendi të pësojë tronditje politike.
Kryeministri i Ukrainës dha dorëheqjen të premten pas publikimit të një audio-regjistrimi gjatë të cilin sipas njoftimeve, ai dëgjohet duke bërë komente denigruese ndaj presidentit lidhur me njohuritë e tij mbi ekonominë.
Honcharuk përmes një postimi në Facebook, shkruante se ai mori detyrën e kryeministrit për të përmbushur programin e presidentit, duke e quajtur atë “model të sinqeritetit dhe moralit”.