Polonia nuk do të dorëzohet ndaj presioneve të Bashkimit europian. Ka qenë ky mesazhi i Kryeministrit të vendit Jaroslav Kazinski i cili kundërshton apelin për reformat në sistemin e drejtësisë.
Kreu i ekzekutivit polak Jaroslav Kazinski u shpreh se nuk do të dorëzohet ndaj presioneve të Bashkimit Europian për reformat aktuale në sistemin e drejtësisë në vend. Një muaj më parë Komisioni Europian denoncoi ligjet polake, që sipas tij po i japin qeverisë një pushtet shumë ë të madh në sistemin e drejtësisë, duke shkelur në këtë mënyrë disa vlera thelbësore. Për këtë arsye Komisioni Europian kërcënoi se do të vendoste sanksione ndaj Polonisë. Por kryeministri Kazinski u shpreh në një intervistë për mediat vendase, se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
I cituar nga Gazeta “Polska”, kryeministri polak u shpreh se programi i ndryshimeve thelbsore në vend nuk do të ndalojë, përkundrzi. Ai shtoi se është e pamundur që të gjendet një marrëveshje me forcat e bashkimit europian të cilat kanë shfrytëzuar Poloninë prej vitesh./abcnews.al