Mediet italiane raportojnë prej ditësh që Interi është shumë afër sigurimit të shërbimeve të Christian Eriksen. Danezi po zhvillon sezonin e fundit me Tottenham dhe tundohet nga ideja për t’u transferuar në Milanon zikaltër.
Optimist u shpreh edhe drejtori sportiv i Interi, Piero Ausilio gjatë rikthimit të tij nga Londra. Jose Mourinho ka reaguar në lidhje me këtë temë gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së nesërme (13:30) kundër Watford në transfertë.
“Eriksen do të luajë nesër. Po tenton të japë më të mirën e tij, por është normale të mos jetë totalisht i përqendruar deri me 31 janar. Nëse Interi ka besim se do arrijë të sigurojë shërbimet e tij i bie që kanë gati një ofertë, diçka që nuk ka ndodhur ende. Nuk arrij ta kuptoj këtë optimizëm. E dëgjoj prej kohësh të flitet që kjo është ndeshja e fundit e Eriksen me ne, por nesër do të luajë sërish“, thekson Jose Mourinho. /abcnews.al