Diçka e tillë pritej dhe Duvan Zapata është zyrtarisht një futbollist i Atalantës. Sulmuesi kolumbian u huazua nga Sampdoria verën e vitit 2018 për një periudhë dy-vjeçare me të drejtë blerje nga klubi bergamask për shumën e 25 milionë eurove.
Atalanta e ka ushtruar këtë të drejtë dhe 28-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Bomberi latin ka shënuar 35 gola gjatë kësaj periudhe, teksa ndihet i lumtur për kalimin përfundimtar te bluzinjtë.
“Jam shumë i lumtur dhe dua të falënderoj para së gjithash Atalantën për besimin ndaj meje. Në Bergamo më kanë pritur shumë mirë që në ditët e para. Po ndërtojmë diçka të rëndësishme dhe mund të marrim shumë kënaqësi së bashku”, thekson Duvan Zapata. /abcnews.al
??? Duván Zapata è ? a titolo definitivo!
?? Duván #Zapata is an #Atalanta player on a permanent basis!#GoAtalantaGo ?https://t.co/NtSP6vhBN2— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) January 17, 2020