I doli përgjimi duke sharë Presidentin, dorëhiqet kryeministri ukrainas

schedule11:37 - 17 Janar, 2020

schedule 11:37 - 17 Janar, 2020

Kryeministri ukrainas Oleksi Goncaruk ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një audio, ku ai ankohej për njohuritë e pakta në fushën e ekonomisë së presidentit të vendit Volodimir Zelenski.

Goncaruk, gjithësesi u justifikua me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, duke thënë se audio kishte krijuar në mënyrë artificiale përshtypjen se ai dhe ekipi i tij nuk e respektojnë presidentin.

Ish-kryeministri tashmë, theksoi se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se ai kishte pranuar atë post për të zhvilluar programin e presidentit.

Në deklaratën e dorëheqjes ai tha se e kishte marrë vendimin për të hequr cdo dyshim për sa i përket respektit dhe besimit tek presidenti.

Nga ana e saj presidenca konfirmoi se kërkesa e tij për dorëheqje ishte dorëzuar.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!