Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka konfirmuar se Harry Maguire do të jetë kapiteni i ri i “Djajve të Kuq”, pas largimit të Ashley Young drejt Interit.
Strategu norvegjez i ka besuar rolin e liderit mbrojtësit më të shtrenjtë në botë. Edhe pse ka vetëm 6 muaj pjesë e Manchester United, Maguire ka marrë përsipër të jetë kapiteni i klubit legjendar anglez, pavarësisht se në skuadër janë ende emra si David De Gea dhe Paul Pogba.
Ndoshta, konfirmimi i Maguire si kapiten nënkupton një largim të Paul Pogba, por dhe të gardianit David De Gea, i cili pavarësisht rinovimit, nuk duket aspak i lumtur në “Old Trafford”./abcnews.al
Ole Gunnar Solskjaer has confirmed that Harry Maguire will be the new Manchester United captain, with Ashley Young set to join Inter © pic.twitter.com/v9LPHRfdew
— Goal (@goal) January 17, 2020