Avokat i njohur, Riza Hicka thekson në emisionin “Pressing” në ABC News se situata e klubeve të futbollit është e zezë.
“Zotit Koço i lejohet të flasë më shumë, sepse është nga ata persona që ka kontribuar dhe ka mbajtur gjallë një rreth si Fieri, që ka tradita në sport. Ai e di gropën e zezë, e ndjen në xhepin e vet. Nga këndvështrimi i futbollit dhe gjendjes së klubeve, mendoj se situata është jashtëzakonisht kritike.
Nuk bëhet fjalë për gri, është shumë e zezë. Futbolli është braktisur pas viteve 90-të. Kanë qenë disa njerëz jo normal, mund të kenë fituar dy qindarka. Korça po të ketë fituar gjithçka, ia ka dalë falë menaxhimit të mirë të presidentit, bravo i qoftë.
Duhet stekë, nivel më i lartë për të zgjidhur këto probleme. Është vetëm ana financiare apo kemi edhe probleme të tjera në futboll? Ka probleme në organizim dhe shumë aspekte. Financimi është problemi kryesor, nuk diskutohet“, thekson Hicka. /abcnews.al

