Kokëdhima “shpërthen” në Pressing, ka një mesazh për kryeministrin!

schedule23:40 - 16 Janar, 2020

schedule 23:40 - 16 Janar, 2020

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në studion e Pressing. Numri një i klubit fierak zbuloi rrogat e futbollistëve të tij, si dhe ka një thirrje për kryeministrin Edi Rama.

“Paga më e lartë që kemi ne, janë 120 mijë lekë të reja, më e ulëta 30 mijë lekë të reja. Ai del e thotë marrin futbollistët 5 mijë euro. Ai le të vijë dhe të diskutojë me ne. Të heqë TVSH-në, 6% e ka turizmin, bujqësinë, pretendon t’i zhvillojë. Ndërsa futbollin e mbyt, me TVSH 20%.

A vuri ndonjë lekë Qeveria? Asnjë qindarkë! Pse? Sepse modeli që ka ai është zero-funksional. Sa është 1 milionfish i zeros? Është zero! Unë dua që Qeveria të mos jetë tifoze me futbollin e Shqipërisë, por me popullin shqiptar. Pra, ato nuk kanë vizion, prandaj nxjerrin një burokrat të dorës së fundit të diskutojë.

Pse është fshehur Ministria e Arsimit? Me çfarë do merren, me llafe boshe? Ky është sektor i falimentuar totalisht. E ftojmë Qeverinë të mbajë përgjegjësitë e saj. Unë dëshiroj shumë që Kryeministri të tregojë vullnet pozitiv me vepra, të përqafojë një vizion të mirë për të ardhmen. Të mos dalin e të manipulojnë publikun”./abcnews.al