Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera vijon të flasë në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku tregon edhe idenë për të mos taksuar futbollistët, por diçka e tillë nuk u pranua për shkak të fitimeve të mëdha.
“Është miratuar një ligj që mund të lirojë rreth 70-80 milion euro për të financuar sportin. U kërkuan edhe iniciativa të tjera, si përjashtimi i lojtarëve mbi taksën dhe sigurimet shoqërore, por u panë si jo të ndershme.
Nuk mund të mos taksojmë pagën e një sportisti. Kompanitë e mëdha dhe investitorët seriozë që e duan sportin, kanë mundësi të harxhojnë, 45% t’ua financojë shteti, dhe të kthejnë mbrapsht të gjithë investimin që kanë bërë.
Ka ngelur pezull problemi i privatizimit të terreneve sportive. Lidhur me investimet e shtetit, janë bërë investime jo të vogla në stadiume: Shkodër, Elbasan, Kukës. Nuk e shikoj të zymtë perspektivën e sportit“, thekson Lera. /abcnews.al