Debat në emisionin “Pressing” në ABC News midis Niko Lerës, drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, dhe Koço Kokëdhimës, presidentit të Apolonisë.
LERA – “Natyrisht kam qenë pjesë e grupit të punës, që është krijuar me urdhër të Kryeministrit, që të adresohen një gamë e gjerë e problemeve të sportit. Problemi kryesor është të gjejë financime. Një shtet i pasur financon më mirë, një i varfër e ka të vështirë. Ku do gjendet burimet e sportit? Në ato disiplina që tërheqin vëmendjen e publikut, si futbolli, . Është zhvilluar pa transparencën e duhur. Ne pranuam që të rritet masa e shpenzimeve që sponsorizojnë sportin nga operatorët që kanë klubet apo ekipet.
Nga 3% me ligjin e fundit e çuam në 5% të fitimit të para tatimit. Me të drejtë kërkohet që në sport të hyjnë investitorë seriozë, kështu që vendosëm që kompanitë që fitojnë mbi 100 milionë lekë. Nëse një kompaninë financon sportin me 100 lekë, në këtë 100 lekë, 45 lekë i paguan shteti dhe 55 shteti janë para të vetë financuesit, pra kompanisë private. Ai që do të sponsorizojë, pothuajse 55% përballohet nga paratë publike.
Është e drejta e çdo lobimi, çdo grupi që dashuron sportin apo artin, të kërkojë iniciativat më të mira për zhvillimin e atij sektori. Secili sheh interesin tij, por ne duhet të shohim interesin e vendit. Ne jemi një vend jo me të ardhura të larta fiskale. Nuk jemi Italia apo Hungaria që mbledh në buxhet 40% të GDP. Ne mbledhim vetëm 28%”.
KOKËDHIMA – “Po i shisni gënjeshtra si bukë shqiptarëve. Asnjë qindarkë nuk mund të jepet me këtë rreth. Pse? Se një kompani, që të japi 10 milionë lekë, i njihet si shpenzim dhe korrektohet tatimi me 1.5 milion. Pra, me këtë ligjin që ishte, 0 lekë vinte si shpenzim i njohur nga kompanitë. Drafti që është përgatitur, 3% është bërë 5%.
Nëse një kompani duhet të japë 10 milion lekë një klubi futbolli, duhet të heqë nga xhepi i vetë 10 milion. Pse do i japë një kompani këto sponsorizime? Për çfarë? Shiko, ti burokrat i ministrisë. Nuk është fyerje t’i them burokrat, është kompliment. Ky 3% jep 0 rezultat, edhe 5% jep zero rezultat. Ne nuk kemi kërkuar lëmoshë nga qeveria jote. Si Maqedonia, si Kosova.
Është shtet i pasur Kosova? Këto janë atribute të gjitha qeverive të botë. Merre Maqedoninë, 40% e tatim-fitimit i lejohet kompanive të investojnë në futboll. 35% në Kosovë. Unë po them, cili është ligji sot? Është në fuqi ky ligj që them unë. Do një shembull tjetër? S’po të jap më shembull brenda në Ballkan, po të jap shembullin e Hungarisë. Hungaria, sa e ka këtë ligj? E di, shumë mirë”./abcnews.al