Riza Hicka është një prej të ftuarve në emisionin “Pressing” në ABC News, aty ku avokati i njohur flet për problemet financiare të sportit shqiptar.
“Për të qenë korrekt, për sa i përket anës juridike më bëri përshtypje. Shikoj që në 16 gusht të 2019 parlamenti italian miraton një ligj që i lejon shtetit të jetë më i ndjeshëm ndaj problemeve të lojtarëve dhe trajnerëve.
Kur e bën Italia, një shtet kaq i zhvilluar dhe e bën në 2019, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk arrij ta kuptoj që qeveria të ketë mendjen te problemet e sportit në këtë situatë“, thekson Hicka. /abcnews.al