Albin Kurti përgjigjet për ofertën e LDK-së: Hiqni dorë nga largimi i kryeparlamentarit

schedule21:35 - 16 Janar, 2020

schedule 21:35 - 16 Janar, 2020

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK-së.

Mes të tjerash, Kurti i ka thënë Mustafës se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke thënë se e ka detyruar që të shkruaj letra.

Ai i ka bërë thirrje që të kthehen e të diskutojnë për koalicion.

Lideri i LV-së më tej i ka bërë të qartë Mustafës se nuk do të diskutojnë për kryeparlamentarin, pasi që sipas tij kjo do të ishte jodemokratike.

LDK i paraqiti Vetëvendosjes ofertën e saj ku i kërkonte 5 nga 12 ministritë, zv.kryeministrin, një nënkryetar Parlamenti dhe kryeparlamentarin derisa të zgjidhej Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!