Mauricio Pochettino po shijon pushimet pas shkarkimit nga Tottenham në muajin nëntor. Trajneri argjentinas është ndalur te ndryshimet e pësuara në pankinën e Barcelonës.
Në një prononcim për Sky Sports, 47-vjeçari vlerëson punën e Valverdes dhe nuk pret shumë ndryshime nga trajneri i ri. Ai mendon se ky është një shans fantastik për Setien dhe një sfidë e madhe njëkohësisht.
“Barcelona është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Të gjithë janë të sigurt që trajneri i ri do të vijojë me të njëjtën filozofi të Valverdes, i cili kreu një punë të madhe tek ekipi katalanas. Mos të harrojmë që e la Barcelonën në krye të kampionatit. Kjo është një sfidë e madhe dhe një shans i artë për Quique Setien“, thekson Mauricio Pochettino. /abcnews.al