Një shpërthim i fuqishëm në Kabul ka shkaktuar të paktën 63 viktima dhe më shumë se 140 të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
Koordinatori i shërbimit të emergjencës në Afganistan e cilësoi ngjarjen si një masakër të vërtetë, ndërsa talebanët kanë marrë përsipër autorësinë e sulmit.
Shpërthimi ndodhi pranë selisë së vjetër të ministrisë së brendshme dhe asaj të Bashkimit Europian. Dëshmitarë okularë tregojnë se sulmi është kryer me një autobombë./abcnews.al