I ftuar në studion e “ABC News” deputeti i grupit demokrat, Myslym Murrizi ka folur për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore. Sipas tij lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministri i vendit Edi Rama kanë frikë nga vota e qytetarëve.
“Basha dhe ortaku i tij sivllau Rama kanë frikë votën e qytetarëve. Po të kenë qytetarët mundësi të drejtë me votë, gjysma e këtyre nuk zgjidhen as kryepleq dhe jo me deputet , sepse janë njerëz që mashtrojnë. Flasin shumë në emër të popullit”, deklaroi Murrizi.
Pyetje: A i druhen kryetarët e partive figurave popullore lokale që mund të vendosin në dyshim autoritetin e tyre politik.
Murrizi: Me firmë të këtyre që bilbilosin kanë ardhur në parlament trafikantë, vrasës. Dhumhane të këtij lloji që ka parlamenti sot nuk ka patur kurrë.
“Një përqindje e lartë e shqiptarëve kërkojnë ndryshim sistemi. Problemi që të gjithë ne e kërkojmë, as unë as Rudina Hajdari nuk e fshehim dëshirëm që aspirojmë për të vazhduar karrierën politkë, por të arrihet vetëm nga vota e qytetarëve, nga besimi i popullit”, tha Murrizi.
Më tej ai u shpreh se nëse nuk do të ketë goditje të kriminelëve te shqipatët nuk ka më besim, nëse nuk i shohin të larguar me ligj , “të vijnë të korrin 6 muaj jonxh si në kohën e Enverit. Të mos u hyjnë më shqiptarë në shtëpi nëpërmjet televizionit si baballarët e Kombit që kanë në dorë edhe jetën e tyre. Ideale për mua, do të ishte sistem mazhoritar, por duke menduar ça i duhet Shqipërisë, jam dakord me propozimin për proporcional kombëtar me lista të hapura,” u shpreh Murrizi./abcnews.al

