Legjenda e Barcelonës, Xavi, ishte në qendër të vëmendjes nga mediat spanjolle. Spanjolli ishte kandidati kryesor për stolin katalanas, por e ka refuzuar ofertën. Më pas bordi vendosi ish-trajnerin e Real Betis, Quique Setien, në një marrëveshje për 2 vite e gjysmë.
”Po, e mora ofertën nga Barcelona në prani të Eric Abidal dhe Oscar Grau, por unë nuk e pranova. Është shumë shpejt për mua të drejtoj Barcelonën, por ëndrra ime do të vazhdojë të jetë që një ditë të jem unë trajneri i saj,” tregon Xavi për gazetarët.
”I tregova familjes sime fillimisht dhe më pas dhe lojtarëve të Al Sadd sepse edhe ato e kanë ndjekur situatën time. Tashmë jam tërësisht i fokusuar tek Al Sadd dhe do të jap maksimumin tim për këtë ekip’,’ mbyll ish-mesfushori katalanas. /abcnews.al