Masakra e Reçakut dhe pse u “çartën” Rama dhe Haradinaj

schedule10:10 - 16 Janar, 2020

schedule 10:10 - 16 Janar, 2020

I ftuar në “ABC-ja e mëngjesit”, drejtori i gazetës “Koha” në Maqedoni, Emin Azemi tha padia e Ramës ndaj Haradinajt për shpifje është një rast i paprecedent dhe se nuk duhej të ndodhte kështu.

Ky është një rast i paprecedent. Marrëveshjet mes politikanëve kanë qenë, por kjo nuk duhej të ndodhte në gjyq mes politikanëve të Tiranës dhe Prishtinës pasi merr një dimension tjetër. Kjo nuk është punë gjykatash, pasi politikanët duhet të gjejnë një gjuhë tjetër“, tha Azemi duke shtuar se Prishtina dhe Tirana duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Biseda u ndal edhe tek masakra e Reçakut, ku Enkel Demi theksoi se Europa po sillet me standarde ndaj shqiptarëve. Sipas tij, Europa duhej ta njohë atë që serbët kanë bërë në Kosovë si genocid.

Nga ana tjetër, Azemi theksoi se në BE nuk ka patur një qasje pozitive ndaj shqiptarëve për krime që serbët kanë kryer në Kosovë.

Ka kohë që Kosova dhge çështjet që lidhen me tragjeditë që kanë ndodhur në Kosovë nuk kanë patur pajtimin e duhur nga institucionet europiane. Kjo tregon se kemi një standard të dyfishtë“, tha ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!