Skuadra e Llapit në Kosovë po mendon për të ardhmen. Ekipi nga Podujeva ka zyrtarizuar sot firmën me 16 vjeçarin, Alket Bajrami, i dalë nga akademia e Prishtinës. Bajrami ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me klubin e Llapit dhe konsiderohet si një talent që premton shumë për të ardhmen. Dy ditë më parë, Llapi nënshkroi një tjetër talent, Premtim Jakupin, vetëm 19 vjeç.
Zyrtarizimi i Bajramit:
Super talenti 16 vjeçar, Alket Bajrami rrit organikën e futbollistëve të talentuar tek KF Llapi. Dëshira e madhe e klubit dhe futbollistit për bashkëpunim rezultoi me kontratë 2 vjeçare të nënshkruar
Podujevë, 15 janar 2020 – Mesfushori 16 vjeçar me tipare ofensive, Alket Bajrami, nga dita e sotme është pjesë e KF Llapit. Me kontratën e nënshkruar, KF Llapi sot ka arritur t’i siguroj shërbimet e njërit ndër futbollistët më premtues dhe më të talentuar në Kosovë. Alketi vjen nga kategoria e Kadetëve U17 të FC Prishtinës.
Alket Bajrami, 16 vjeç, i lindur më 06.12.2003 në Prishtinë. Alketi është i biri i ish-futbollistit të KF Llapit, Emin Bajrami. Alketi luan si mesfushor ofensiv dhe me talentin që posedon pritet të ndjek rrugën e shumë futbollistëve që nga KF Llapi do arrijnë Evropën. Talenti i tij ka rënë në sy të drejtuesve të klubit, të cilët e blinduan me kontratë 2 vjeçare.
MIRËSEVJEN ALKET BAJRAMI!