Tirana është mposhtur nga Korona Kielce me rezultatin e ngushtë 2-1. Skuadra e drejtuar nga Emanuel Egbo kaloi e para në avantazh me anë të Agustin Torassa dhe pati disa raste të pastra shënimi në pjesën e parë, por nuk ia doli të shënonte.
E dyta nisi me një gol të shpejtë të polakëve, që realizuan me atë në Pacinda. Shtatë minuta më pas erdhi edhe goli i përmbysjes, me Duranovic që me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Ngoo në dy raste dhe Cale ishin të rrezikshëm për Korocona Kielce më pas. Gjithsesi rezultati nuk ndryshoi dhe Tirana u mposht.
FORMACIONI – Duke pasur parasysh që mbrojtësi Erjon Hoxhallari është i pezulluar me kartonë të verdhë, Egbo ka menduar ta rreshtojë skuadrën pa të në fushë dhe në vend të anësorit të majtë është aktivizuar i riu Marsel Ismajlgeci.
Lika është i zgjedhuri për portën, kurse pjesa tjetër e mbrojtjes nuk ndryshon, me Dokën në të djathtë dhe dyshen e qendrës Muça-Vangjeli. Digën në mesfushë e ndërtojnë sërish Batha dhe Çelhaka, kurse Torassa luan pas sulmuesit Michael Ngoo. Cale dhe Cobbina ishin dy anësorët e sulmit bardheblu.
Miqësore | E mërkurë, më 15 janar, ora 13:00
Tirana – Korona Kielce 1-2
Shënues: Torassa 9′ / Pacinda 47′, Duranovic 54′
TIRANA (4-2-3-1): Lika – Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci – Çelhaka, Batha – Cobbina, Torasa, Cale – Ngoo. Trajner: Emanuel Egbo.