Flamurtari ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore dhe nuk ia ka dalë të fitojë, edhe pse përballë kishte një skuadër si Oriku i Kategorisë së Parë. Vlonjatët, të renditur në vendin e fundit të Superiores, nuk kanë shumë shpresa për qëndrimin në elitë.
Lëvizjet e bëra gjatë këtij muaji nuk ngrohin dhe dobësitë e vlonjatëve po pasqyrohen edhe në fushën e blertë. Sot kundër Orikut pësuan të parët, në minutën e 64-të kur shënoi Nebiu. Nga humbja i shpëtoi një penallti, e kthyer në gol nga Flosard Malçi.
Një tjetër ndeshje miqësore e zhvilluar sot ishte edhe ajo mes Devollit dhe Skënderbeut U19 dhe ekipi nga Bilishti ia doli të triumfonte me rezultatin tenistik 2-6. /abcnews.al
Miqësore | E mërkurë, më 15 janar 2020
Oriku-Flamurtari 1-1
Shënues: Nebiu / Malçi (pen.)
Skënderbeu U19-Devolli 2-6