Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

20 milion € për Kumbullën, detajet e marrëveshjes me Interin

schedule12:54 - 15 Janar, 2020

schedule 12:54 - 15 Janar, 2020

Marash Kumbulla është krthyer në një fiksim për Interin. Zikaltrit e pëlqejnë shumë, pasi ai mund të luajë me disa module dhe momentalisht drejton një mbrojtje me tre te Hellas Verona. Moduli i Contes është i njëjtë dhe shtatlarti shqiptar mund të përshtatet menjëherë me mekanizmat e lojës së Interit.

Menaxheri i Kumbullës, Gianni Vittali, ishte një ditë më parë në Milano dhe foli me drejtuesit e Interit. Thuhet se ka një marrëveshje në parim mes palëve, sipas Gazzetta dello Sport. Hellas Verona kërkon për kartonin e mbrojtësit shumën e 20 milion eurove.

Gjithashtu verdheblutë këmbëngulin për të huazuar edhe mbrojtësin Federico Di Marco. Gjithashtu është kërkuar që Eddy Salcedo, sulmuesi i marrë në huazim nga Interi, të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te Hellas Verona.

Në takimin e djeshëm ishte edhe menaxheri Stefano Castagna, i cili po punon për ta ccuar Kumbullën në Premier League në skuadra si Chelsea, Manchester United dhe Everton. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!