Sindikata e Futbollistëve ka sqaruar gjithçka sa i takon zërave për mungesë të transparencës sa i takon fondeve të mbledhura për Ndeshjen e Yjeve, fonde që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Me anë të faqes zyrtare në Instagram, SFPSH sqaroi gjithçka.
Sqarimi i S.F.P.SH:
“Të nderuar miq. Duke parë dhe vlerësuar qëndrimin e disa opinionistëve sportivë në lidhje me mos-bërjen publike të ardhurave te grumbulluara nga shitja e biletave të eventit sportiv “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, i organizuar nga Sindikata Futbollisteve Profesioniste Shqiptare ju sqaroj se: Qëllimi i vetëm i Sindikatës sonë është që çdo e ardhur nga çdo biletë e shitur përveçse nëse është përdorur ose jo të shkojë në ndihmë të personave të dëmtuar nga tërmeti.
Në funksion të këtij qëllimi dhe për të mos shkaktuar asnjë konfuzion me shifra te cilat pas-sjellin dyshime për abuzime, kemi kërkuar të jemi sa më të saktë në përllogaritjen e shifrave, me qëllim që të dalim me një rezultat të vetëm dhe final.
Gjithashtu, dua t’iu sqaroj se një arsye tjetër e cila ka penguar bërjen sa më të shpejtë të transparencës, është edhe fakti se, blerës të biletave ishin disa institucione shtetërore, të cilat vetëm ditën e hëne dhe te marte kane bere pagesat për biletat e blera nga ana tyre.
Te nderuar zotërinj, dua t’iu them se Sindikata ka te punësuar vetëm një sekretare, ndërsa e gjithë pjesa tjetër kanë ardhur për të ndihmuar Sindikatën vullnetarisht në organizimin e këtij eventi madhështor. Sigurisht edhe veprimet në kuadër të transparencës po kryhen po nga ky grup vullnetaresh fakt i cili gjithashtu shkaktoj pak vonese.
Për sa ju shpjegova më sipër, janë arsyet e vonesës, por duke vlerësuar sinqerisht shqetësimin tuaj, ju sqaroj se transparenca për ne mbetet prioritare dhe për këtë arsye, secili person që kërkon informacion, mund të vijë në zyrën tonë dhe të marrë të gjithë informacionin qe i nevojitet. Faleminderit, S.F.P.SH/abcnews.al