Interi ka shënuar edhe golin e dytë në takimin e Kupës së Italisë përballë Cagliarit. Pas golit të Lukakut, ishte mesfushori Borja Valero ai që gjeti rrjetën.
Organizatori spanjoll përfitoi mjaft mirë nga një top i mbetur pranë vijës fatale dhe dukej se do të shënonte një gol të sigurt. Megjithatë, pa e kuptuar, sfera u trondit fillimisht në traversë dhe në tentativën e dytë, Valero shënoi, duke dyfishuar për Interin./abcnews.al
Kupa e Italisë
Inter – Cagliari 2-0
Lukaku 1′, Valero 22′