Megjithë bisedimet që zgjasin tashmë prej muajsh midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së dhe shkëmbimit të ofertave nga dy palët, Kosova nuk ka ende një qeveri të re. Juristët dhe ekonomistët thonë se kjo ka kosto politike dhe ekonomike për vendin.
Një analizë të plotë të kësaj situate do ta ndiqni nesër në emisionin Ballkan.
Mungesa e krijimit te institucioneve të reja në Kosovë, pikë së pari qeverisë, shihet si një problem që po i kushton vendit dhe po krijon një situatë ngërçi jo vetëm politike, por edhe ekonomike. Analistët në Kosovë besojnë se ka rrugë kushtetuese për të mos lejuar zgjatjen e kësaj situate duke tejkaluar limitet.
Situata ekonomike, edhe ashtu e vështirë në Kosovë, përkeqësohet edhe më tej me mungesën e një qeverie të re të dalë nga zgjedhjet, dhe kjo nuk vlen vetëm për investitorët, por edhe për imazhin e Kosovës si një shtet i qëndrueshëm, i aftë të krijojë institucionet e veta të reja.
Sinkron Linda Shala, nënkryetare e dhomës ekonomike të grave të Kosovës./abcnews.al