Inaugurohet spitali i ri i kirurgjisë në QSUT, Rama: Vepra më e madhe e ndërtuar në 90 vite

schedule16:41 - 13 Janar, 2020

schedule 16:41 - 13 Janar, 2020

Është inauguruar reparti i ri i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Ky çast i  kujtoi kryeministrit se në një ceremoni të tillë nuk mund të shkohet duarbosh.

“Si katunar që jam gjëja e parë që do bëj nesër, do sjell një varg me hudhra për ta vendosur te dera e spitalit, në katunarët siç i thonë: Nuk kena shkoll, kena eksperiencë”, tha Rama.

Hudhrat shefi i qeverisë sugjeroi ti vendosin në hyrjen e spitalit të ri të kirurgjisë brenda Qendrës Universitare në Tiranë të cilin e konsideroi veprën më të madhe të ndërtuar në Shqipëri në 90 vite.

“Është vepra më e madhe e 90 viteve në Shqipëri për nga cilësia, thellësia e projektit dhe për nga kapacitetet teknologjike që vendosen në dispozicion të mjekëve”, deklaroi Rama.

Megjithkëtë ëndrra e kryeministrit nuk është e plotë.

Vetëm në Qendren Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë qeveria sipas shefit të saj ka investuar 30 milion dollarë.

Në shëndetësi tha kryeministri nuk do të ketë shkurtime të investimeve as pas emergjencës shkaktuar nga tërmeti.

Propozimi i opozitës për ndërprerje të kontratave partneritet privat për shefin e qeverisë është pa vend.

“Nuk besoj të ketë një mjek të vetëm apo infermiere të vetme që do të ishte dakord që ne të ndërprisnim financimin për instrumentat mjekësore”, tha më tej Rama.

Ndërsa komenteve për spitalin e ri i parapriu Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Me siguri do të dalë ndokush që do të thotë: “çfarë bëtë ju, këtë e kishim menduar edhe ne”. Për ironi të fatit ata që e thonë këtë, në shumicën dërrmuese të rasteve janë përgjegjësit e batakut ku gjendej shëndetësia gjashtë vjet më parë”, u shpreh Manastirliu.

Spitali i ri “Frederik Shiroka” do të çojë në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri. Ai ka 7 salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë, 120 shterete, apartura mjeksore të fjalës së fundit dhe laboratorë të nivelit të lartë teknologjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!