Zbardhet raporti i prokurorisë së Lezhës për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në qarkun e Lëzhës.
Në dosjen e prokurorisë së Lezhës të siguruar nga Abc News janë të dokumetuara të gjitha provat që faktojnë ndërhyrjet e bera në pallatet që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Nga provat e mbledhura nga hetuesit shkruhet se në 6 pallet e vjetra të ndërtuara gjatë viteve ‘90 janë bërë ndërhyrje në strukturë, ndërsa ka patur edhe shtesa të ndryshme.
Dyshimet janë se këto ndërhyrje i dobësuan strukturën e pallatit duke i bërë të pabanuara.
Ndërsa për pallatin 10 katësh, i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit, shkak i dëmtimeve ka qenë cilësia e dobët e punimeve.
Prova janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës Milan Laska dhe në ditet në vijim pritet të regjistrohet procedim penale për përgjegjësit. Ata akuzohen për tri vepra penale “Ndërtimi pa leje”, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale dhe nëse një gjë e tillë faktohet personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.
Në Bashkinë e Lezhës nga lëkundjet e 26 nëntorit janë shpallur të pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucione të cilat pësuan dëmtime të rënda./abcnews.al